Vërshime në vend, FSK-ja e gatshme të ndërhyjë

Pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se situata në terren po monitorohet.
Mehaj ka thënë se FSK-ja është e gatshme me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizojë detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve.
“Pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren. FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar Mehaj./21Media 

Back to top button