Osmani uron Bidenin për ditëlindjen e 80-të

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Presidentin amerikan, Joe Biden për ditëlindjen e tij të 80-të.
Osmani falënderoi Bidenin për angazhimin midis dy vendeve.
“Urimet më të përzemërta për Presidentin Biden në ditëlindjen e tij të 80-të nga populli i Republikës së Kosovës! Faleminderit për angazhimin tuaj të palëkundur ndaj aleancës së hekurt midis vendeve tona dhe që qëndroni gjithmonë në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta. Gëzuar ditëlindjen, President”, shkroi Osmani./21Media

Back to top button