Vërshimet , FSK-ja në ndihmë të qytetarëve në Istog, Mitrovicë dhe Skenderaj

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dalë në terren ne Skënderaj, Mitrovicë e
Istog për t’u ofruar gjithë ndihmën e nevojshme autoriteteve civile dhe qytetarëve, pas gjendjes së krijuar si pasojë e vërshimeve.
Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook. Ai tha se situata është e menaxhueshme.
” Jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me kryetarët e komunave në gatishmëri për tē vepruar në çdo kohë.Situata është e menaxhueshme dhe urojmë që të ketë sa më pak dëme.”, shkroi Mehaj./21Media

Back to top button