Vërshimet, Hoti: Kosova në “regjimet e kaluara”, e ka ndërtuar sistemin për reagim në situata të tilla

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova “në regjimet e fundit e ka ndërtuar sistemin për reagim në situata të reshjeve të dendura të shiut”, të cilat pasuan me vërshime.
Hoti tha se këto reshje të cilat shkaktuan vërshime janë paralajmëruar më parë nga IHMK-ja, dhe se në situata të tilla do duhej të ndërmerrej veprim.
“Për shkak të reshjeve, janë shkaktuar dëme në disa qytete dhe fshatra të Kosovës. Rreziku ende nuk ka kaluar. Kosova, në “regjimet e kaluara, gjatë 20 viteve të fundit”, e ka ndërtuar sistemin për reagim në situata të tilla. Reshjet janë paralajmëruar me kohë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe, rrjedhimisht, do të duhej të ishin ndërmarrë veprimet e nevojshme nga institucionet përgjegjëse. Të gjithë akterët duhet të jenë në teren në gatishmëri për të vepruar në rast nevoje, si dhe për të riparuar dëmet në infrastrukturë dhe për të ndihmuar menjëherë rastet më në nevojë”, ka shkruar Hoti./21Media

Back to top button