Kaloni te përmbajtja kryesore

Vërshimet në Gjakovë, Gjini: Për familjet e evakuuara, do të sigurojnë strehim

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se të reshurat gjatë natës së mbrëmshme në Gjakovë shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale në bodrumet e shtëpive dhe në rrugë publike.
Ai ka thënë se nga vizitat në teren, në gjendje më të keqe janë: ura në Moglicë, rruga “Yllka Domi”, “Pika e Zezë II”, “Shote Galica”.
“Të gjitha ekipet emergjente janë vënë në shërbim të qytetarëve për të ju dhënë ndihmë. Aktualisht nuk mund të vlerësojmë saktë dëmet materiale të shkaktuara, mirëpo ju lusim që të gjitha rastet t’i raportoni në qendrën e thirrjeve 112, në të njejtën kohë ekipet tona janë në teren. Në këto momente do të përqendrohemi në ndërhyrjet urgjente për shkak se mund të këtë reshje prapë”, ka thënë Gjini.
Ai ka thënë se për familjet e evakuuara, do të sigurojnë strehim.
Gjini iu ka bërë thirrje qytetarët e komunës së Gjakovës që në çfarëdo rasti të rrezikut të lajmërohen në qendrën e thirrjeve, në organet e rendit dhe tek zjarrëfikësit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button