Vërshimet prishën pajisjet, IHMK: Nuk ka çmim që e mbulon dëmin profesional

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës është duke pritur që të formohet komisioni për të vlerësuar dëmin material për pajisjet që janë dëmtuar nga vërshimet në Stacionin Hidrometeorlogjik të Kosovës në Ferizaj.
Kështu ka bërë të ditur për rtv21.tv Besim Aliu, meteorolog nga IHMK-ja.
“Fillimisht duhet formuar komisioni për vlerësim të dëmit material, pasi termometra profesional nuk ka në tregun e Kosovës për të ditur shumën”, ka thënë Aliu.
“Ndërsa sa i përket dëmit profesional nuk ka çmim që e mbulon sepse këto matje të humbura, mbi 500 matje, kurrë nuk munden të rikthehen”, ka shtuar ai.
Pajisjet në Stacionin Hidrometeorlogjik të Kosovës në Ferizaj dyshohet të jenë dëmtuar nga ujërat e zeza, shkak i një defekti në rrjetin e kanalizimit.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës apo IHMK është instituti që bënë matjet hidrometeorologjike në territorin e Kosovës, si dhe monitorimin e cilësisë së ajrit./21Media

Back to top button