Vesa Luma e Big Basta sot festojnë përvjetorin e martesës

Artistët Vesa Luma dhe Big Basta sot festojnë përvjetorin e shtatë të martesës.
Përmes Instagramit, Vesa ka kujtuar ditën më të lumtur të saj duke ndarë fotografi e video nga dasma.
Ajo ka uruar bashkëshortin e saj me fjalët më të ëmbla.
“Urime përvjetorin dashuria ime. Shumë krenare për ne, për vendimet tona, sakrificat e sfidat që i tejkaluam me shumë dashni duke e vendosur të parën, familjen tonë të vogël e të lumtur. Të dua shumë”, shkroi ajo.
Çifti janë prindër të një djali./21Media

Back to top button