Vesa Luma reagon ndaj Bregoviq, ”Facebook” merr masa

Ftesa që këngëtari serb, Goran Bregoviq të performonte në Festën e Birrës në Korçë nuk u prit mirë nga disa artistë shqiptarë.
E ndër të tjera, një reagim e bëri edhe këngëtarja Vesa Luma dhe si rezultat i reagimeve të saj ”Facebook” i dëgoi asaj një mesazh.
”Duket se dikush ka raportuar faqen tuaj në lidhje me imitimin dhe pretendimin se jeni një individ ose biznes, për të parandaluar këtë ne duhet të verifikojmë identitetin tuaj, Ju lutemi ndiqni linkun e mëposhtëm”, është mesazhi që Facebook i ka dërguar Vesës, duke i kërkuar verifikim për shkak të raportimeve që statusi i saj ka marrë.
Ndërsa këngëtarja ka shkruar se historinë nuk mund ta ndryshoj dot askush.
”Seriozisht! Po si me Facebook si pa, historinë nuk kemi me lënë me ndryshu edhe pikë”, ka shkruar këngëtarja në instastory.

Ndryshe, ndaj këngëtarit serb Goran Bregoviq kanë reaguar edhe disa artistë të tjerë, duke përfshirë këtu, Capital T, Eni Koçi, Unikatil, Labinot Tahiri, Noizy etj, artistët shqiptarë po e kundërshtojnë performancën e Bregoviqit pasi që ky i fundit sipas tyre i ka thurrur lavdi gjenocidit në Kosovë./21Media
 

Back to top button