Veseli: Ditë e mrekullueshme për Francën

Veseli uron për triumfin e Macronit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka quajtur ditë të mrekullueshme këtë të sotmen për Francën, pas triumfit të centristit, Emmanuel Macronit ndaj kundër kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen për zgjedhjen e presidentit të Francës.

“Ditë e mrekullueshme për Francën. Urime për Macron dhe Francezët. Urimet më të mira për projektin e BE-së”, ka shkruar Veseli në Twitter.

Emmanuel Macron, 39 vjeç, bëhet presidenti më i ri i historisë së Francës me një fitore bindëse përballë kandidates së Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, 48 vjeçe./21Media

Back to top button