Veseli jep lajmin për pagat e mantelbardhëve
Kryetari i Kuvendit tha se Ligji mbi Pagat dhe Projketbuxheti do të votohet brenda muajit janar
Delegacioni i FSSHK-së, ka realizuar sot një takim me kryeparlamentarin, Kadri Veselin dhe Kabinetin e tij në prezencë të Ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismajli.
Në këtë takim u diskutua rreth kërkesave të FSSHK-së për mundësit e daljes nga situata e krijuar.
Veseli u zotua se Ligji mbi Pagat dhe Projketbuxheti do të votohet brenda muajit janar të vitit 2019.
“Ndryshimet në mirëqenien e punëtorëve shëndetësorë do të vulosen gjatë muajit janar, kur do ta kemi seancën parlamentare për buxhet dhe ku në pako do të kalojmë edhe Ligjin e Pagave”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij “Facebook”.
Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili u zotuase do të jetë tërë kohën në dialog me FSSHK-në rreth kërkesave legjitime të punëtorëve shëndetësor.
Duke u gjendur në një situat të tillë FSSHK konsideron që janari duhet të jetë muaji i pritjeve rreth realizimit të kërkesave të tyre në të njëjtën kohë njoftojmë qytetarët të jenë të qetë rreth shërbimeve të tyre.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës me datë 3 janar mbledhë Këshillin Drejtues të FSSHK-së ku do të diskutohet rreth vendimeve të mëtutjeshme sindikaliste./21Media