Veseli: Masi na ka njoftë Vetëvendosja ka me na njoftë edhe Kina e Rusia

Kadri Veseli mbajti fushatë në Drenicë

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli tha në Drenas se Fillimi i Ri është se askush nuk mund ta dënojë UÇK-në.

Kreu i PDK-së shtoi se do të angazhohen fort pas 11 qershorit për fuqizimin e shtetit, derisa, Kosova tha se ka nevojë për zhvillim ekonomik.

Fuqizimi i ndërmarrësve, rinisë dhe grave shtoi Veseli, do të jetë prioritet sepse ky është edhe fokusi i Fillimit të Ri.

“Ju në Drenicë keni vota boll për PDK-në dhe duhet të votoni që t’i sillni gjithë kandidatët e Drenicës në Kuvendin e Kosovës”, iu tha Veseli qytetarëve te Drenasit.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e dëmtojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Në këtë tubim Veseli ka thumbuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje e cila sipas tij tash veç ka nisë ta njohë shtetin.

“Masi na ka njoftë Vetëvendosje ka me na njoftë edhe Kina e Rusia. Këta të VV veq për pushtet e kanë pranuar shtetin edhe i kanë ngjitur kollaret”, tha Veseli.

Back to top button