BE dakordohet për krijimin e zyrës së prokurorisë publike evropiane
Prokurori i BE-së do të ketë juridiksion në 20 shtetet anëtare që krijuan zyrën
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian janw pajtuar tw enjten të krijojnë një zyrë të prokurorisë publike evropiane për të hetuar çështjet penale ndërkufitare që ndikojnë në buxhetin e bllokut.
Njëzet nga 28 shtete anëtare të BE-së të cilat mbështetën vendimin për krijimin e zyrës, pasi disa vende vendosën të heqin dorë nga frika se do të lejojnë BE- në të ndërhyjë në sistemet kombëtare të drejtësisë penale.
Sipas një marrëveshje për bashkëpunim të zgjeruar opsional, prokurori i BE-së do të ketë juridiksion në 20 shtetet anëtare që krijuan zyrën, ndërsa me vendet e tjera do të ketë mundësinë të bashkohet më vonë.
Vendet që nuk janë pjesë e kësaj iniciative janë Britania, Danimarka, Hungaria, Irlanda, Malta, Holanda, Polonia dhe Suedia.
Prokurori i pavarur i BE-së do të ketë pushtetin për të ndjekur penalisht mashtrimin dhe korrupsionin mbi vlerën e shtuar të taksave duke përdorur fondet e BE-së.
Marrëveshja nuk është nënshkruar ende nga Parlamenti Evropian.