Veseli mbledh krerët e shtetit për dialogun
Krerët e vendit po diskutojnë rreth çështjes së dialogut me Serbinë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ftuar në takim krerët e shtetit dhe bashkëkryesuesit e ekipit shtetëror të dialogut.
Takimi po mbahet në kabinetin e Veselit dhe po diskutohet për dialogun. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar këshilltari i Kadri Veselit, Valmir Klaiqi.
“Tash ora 12 Kryeparlamentari Kadri Veseli i ka ftuar krerët e shtetit dhe bashkëkryesuesit e ekipit shtetëror të dialogut në takim në kabinetin e tij në kuvend per te diskutuar per dialogun”, ka konfirmuar Klaiqi për rtv21.tv
Qeveria e Kosovës më 21 nëntor të vitit të kaluar ka vendosur taksën 100% ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Ky vendim ka ngjallur shumë reagime dhe në arenën ndërkombëtare, BE vazhdon ta kërkojë heqjen e taksës, ndërsa, SHBA pezullimin e saj. Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përsërit qëndrimin e tij se taksa nuk do të hiqet deri në njohje të Kosovës nga ana e Serbisë./21Media