Veseli: Platforma garanton transparencë të plotë

Veseli ka ftuar LDK-në dhe VV-në që ta mbështesin këtë platformë

Ekipi negociator i ka dorëzuar sot platformën për dialog kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit.

Veseli ka thënë se ky është një dokument gjithëpërfshirës, që adreson qëndrimet unike të Kosovës për këtë proces.

“Sot m’u dorëzua platforma shtetërore për fazën finale të Dialogut Kosovë-Serbi. Së shpejti do ta procedojmë për miratim në Kuvendin e Kosovës. Ky është një dokument gjithëpërfshirës, që adreson qëndrimet unike të Kosovës për këtë proces”, ka thënë Veseli.

Tutje ai ka thënë se në dialog shkojnë për njohje reciproke dhe përshpejtim të anëtarësimit në OKB, NATO dhe BE.

“Ne shkojmë në Dialog për njohje reciproke dhe përshpejtim të anëtarësimit në OKB, NATO dhe BE. Platforma garanton transparencë të plotë. Për marrëveshjen finale, përveç Kuvendit të Kosovës, fjalën e vet do ta thotë edhe populli me referendum”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Veseli ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje që ta mbështesin këtë platformë dhe t’i bashkohen Ekipit Shtetëror, “në mënyrë që bashkë ta mbyllim edhe këtë fazë të rëndësishme për shtetin e Kosovës”./21Media

Back to top button