Veseli tregon se kush iu bashkua në ekipin e tij?

Robert Muharremi i është bashkuar ekipit të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli

I pari i PDK-së, Kadri Veseli ka treguar se njëri ndër ekspertët më të njohur të Kosovës Robert Muharremi, sot i është bashkuar ekipit të tij për #FillimiRi.

“Roberti është një ekspert i kalibrit ndërkombëtar, me eksperiencë në Gjermani, SHBA, Kosovë. Është profesor i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, i cili, si pjesë e #FillimiRi, do të japë një kontribut të çmuar për vendin dhe për sundimin e ligjit”, ka thënë Veseli.

Po ashtu i pari i PDK-së ka thënë se po e krijon ekipin e ri, për fillimin e ri, për kapitullin e ri të zhvillimit të hovshëm.

“Ky është ekipi dhe kjo është partia që do të marrë vendime të mëdha, që ta bëjmë ndryshimin e madh që e dëshirojnë qytetarët”, ka thënë Veseli./21Media

Back to top button