Veseli u kthye në Prishtinë, porositi për paqe

Nuk tregoi në çfarë cilëse u ftua

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli e kthye sot në Prishtinë pas intervistimit nga Gjykata Speciale.

Ai u prit me brohoritje nga përkrahës dhe simpatizantë të tij, të cilët u shprehën se besojnë në Veselin dhe luftën e pastër të UÇK-së.

Veseli nuk deklaroi se në çfarë cilësie është ftuar nga Specialja dhe asgjë nga intervistimi, veçse falënderoi masën e cila po e priste para dyerve të aeroportit “Adem Jashari”. Para simpatizantëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, Veseli uroi për paqe dhe qetësi për popullin e Kosovës. “Sa më shumë paqe, qetësi për popullin tonë, Zoti e mbrojt Kosovën, lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Gjithmonë krenarë, përjetë!”, tha Veseli.

Ish-komandanti i UÇK-së, tash kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dje ka qëndruar në Hagë ku është marrë në pyetje nga Gjykata Speciale, pas ftesës që i kishte ardhur më 7 nëntor.

Kadri Veseli i cili është ftuar nga Gjykata Speciale lidhur me luftën e UÇK-së, nuk tregoi se a e ka marrë ftesën në cilësinë e dëshmitarit apo personit të dyshuar.

Intervistimi i tij në zyrat e Speciales në Hagë i zhvilluar dje dhe ka zgjatur tri orë. /21Media

Back to top button