Kaloni te përmbajtja kryesore

Dhjetëra qytetarë presin kthimin e Veselit nga Haga

Veseli dje është marrë në pyetje nga prokurorët e Prokurorisë Speciale

Qytetarë të shumtë kanë dalë sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” për të pritur kthimin e kryetarit të PDK-së nga Haga.

Ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Kadri Veseli dje është marrë në pyetje nga prokurorët e Prokurorisë Speciale. Por nuk dihet në çfarë cilësie është marr në pyetje Veseli, si i dyshuar apo dëshmitar.

Ardhja e Veselit pritet të vijë shpejt ndërsa qytetarët po e presin me flamuj kombëtar dhe të veshur me fanella të bardha ku shkruan “Unë jam Kadri Veseli, luftëtar, krenar”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button