Veseli zotohet për investime në veri
Veseli viziton qytetarët në veri
I pari i PDK-së, Kadri Veseli ka takuar sot qytetarët në veri të Mitrovicës, duke i falënderuar ai është zotuar se do të rriten investimet dhe do të përmisohet jeta veçanërisht e shqiptarëve në këto komuna.
“Në veri të Mitrovicës për të takuar e falënderuar bashkëqytetarët për besimin e dhënë. Ajo çfarë duhet të bëjmë tani është më e rendësishme: të rrisim investimet në këtë pjesë, në rindërtimin e shtëpive, në përmirësimin e infrastrukturës, në shëndetësi, por me prioritet të veçantë në investime që përmirësojnë jetën e banorëve në këto komuna, veçanërisht të shqiptarëve.”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Kujtojmë se të dielën janë mbajtur të zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës, nga partitë shqiptare ka prirë Partia Demokratike e Kosovës./21Media