Vetaksident në Fushë Kosovë, një i lënduar

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:30

Një person ka mbetur i lënduar në një vetaksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 23:30, në Bresje të Fushë-Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar për 21Media zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Aksidenti ka ndodhur në pjesën e autostradës Bresje-Vetërnik, bëhet fjalë për vetaksident, një person është i lënduar.”, deklaroi ai.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes./21Media

Back to top button