Vetaksident në Gjonaj të Prizrenit, vdiq një person

 

Nga një vetaksident që ka ndodhur sonte në Gjonaj të Prizrenit, ka vdekur një person.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:15 dhe policia ka dalur në vendin e ngjarjes.

Këtë e ka konfirmuar, Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

“Vetaksidenti ka ndodhur në ora 21:15 dhe është vetaksidenti. Nga ky aksident ka vdekur një person dhe të gjitha njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes edhe aktualisht”, tha ai./kallxo.com

Back to top button