Vetaksident në Lupç, lëndohet një person

 

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti me veturë sot rreth orës 11:00 në fshatin Lupç të Podujevës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për ndriçimin e shkaqeve të këtij aksidenti./21Media

Back to top button