Parandalimin i dhunës ndaj grave prioritet i Qeverisë

 

Parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore e kemi përcaktuar si prioritet qeveritar, ka thënë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në tryezën e organizuar në shënim të 10-vjetorit të Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, e njohur si Konventa e Stambollit.

Kurti ka thënë se Qeveria do të angazhohet maksimalisht për të zbatuar në përpikëri hapat e masat që kërkohen prej saj dhe se do të marrë përsipër obligimet që parasheh Konventa.

“Gama e shtypjes që bie mbi gratë peshon shumë, e merr ngjyrime të ndryshme në varësi edhe të identiteteve të tjera, përveç atyre gjinore. Dhe, një lloj dhune, cilido lloj dhune, që nuk problematizohet në fillim, rritet e zgjerohet me kohën, duke e vështirësuar zgjidhjen dhe drejtësinë. Por, detyra jonë si shoqëri e veçanërisht për ne si Qeveri është që të ndërhyjmë aty ku ka më së shumti nevojë”, ka thënë Kurti.

Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit) është traktati më i avancuar ndërkombëtar për të trajtuar këtë shkelje serioze të të drejtave të njeriut. Kjo konventë është përfshirë vitin e kaluar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës./21Media

Back to top button