Vetaksident në Sibovc, lëndohet një person
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Sibovc të Podujevës.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se i lënduari ka marrë trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 19:00 në fshatin Sibovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka marrë, trajtimin e nevojshëm mjekësor.”, ka informuar Ahmeti për rtv21.tv
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për ndriçimin e shkaqeve të këtij vetaksidenti./21Media