Basha-Berisha nuk tërhiqen, ish-lideri: Vendosim pluralizmin

Pas përballjes në selinë e PD-së ku një palë synoi hyrjen në të dhe tjetra me çdo mjet të mundshëm kërkoi t’i mbante jashtë situata në PD këtë të diel nisi e heshtur.
I pari që mbërriti në selinë Blu ishte Gazmend Bardhi, e më tej Jorida Tabaku, e Grida Duma.
Lulzim Basha do t’i gjente në seli teksa mbërriti në selinë e patrtisë demokratike. Në orën 14:30 në selinë e PD mbërriti dhe Komisioni i Rithemelimit. Këtë radhë me dyert e hapura dhe pa prezencën e policisë.
Ish-kryetari i demokratëve në mesazhin e tij shprehu falënderimet për mbështetësit që sakrifikuan në protestën e së shtunës.
“Nuk e hodhi policia gazin e parë, gazi i parë u hodh nga Lul Basha”, tha Berisha.
Dyert tha Berisha u hapën ndaj dhe dha zotimin se asgjë nuk do të pengojë konsolidimin e pluralizmit politik dhe zbatimin e vendimit të shumicës.
“Protesta e radhës i siguroj demokratët se do mbahet, por gjithçka do të jetë në funksion të interesit të tyre”, shtoi Berisha.
Në fjalën e tij, Berisha shprehu mirënjohje ndaj demokratëve që u arrestuan, sipas tij nga listat e Bashës. Madje premtoi vazhdimin e protestave.
“Ka ndenjur mbrëmë deri në mëngjes duke bërë listat e demokratëve që kërkonte të arrestoheshin”, u shpreh Berisha.
Vetëm një orë pas largimit të Berishës, Basha doli në konferencë për medet.
“Nuk u derdh gjak ashtu siç dëshiron dhe kishte planifikuar Sali Berisha me një grusht kriminelësh, duke abuzuar dhe me ata qindra demokratë të manipuluar të cilët i thirri për t’i përdorur si fasadë,” tha Basha.
Basha akuzoi se Berisha po jep mbështetje Ramës, por shtoi se në kuvend opozita do të përqendrohet për të denoncuar abuzimet e qeverisë./Oranews

Back to top button