Vetaksident në Suharekë, vdiq një 23 vjeçar

Një 23 vjeçar ka vdekur sot si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Studençan të Suharekës.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Faton Alija, i cili ka informuar se vozitësi si pasojë e lëndimeve ka vdekur në Spitalin e Prizrenit.
“Njësia e Trafikut i ka kryer veprimet e nevojshme në venngjarje. Me udhër të Prokurorit, trupi u dërgua në IML në Prishtinë për autopsi”, ka bërë të ditur Alija./21Media

Back to top button