Tragjedia në Cetinë, tri ditë zie në Mal të Zi

Qeveria e Malit të Zi ka shpallur tri ditë zie për tragjedinë e ndodhur sot në Cetinje (Cetinë), ku është raportuar për 10 të vdekur.
Në përputhje me Vendimin e Qeverisë, ditët e zisë janë të shtunën, të dielën dhe të hënën, gjegjësisht datat 13, 14 dhe 15 gusht 2022.
Me rastin e zisë triditore, në përputhje me Ligjin për simbolet shtetërore dhe ditën e shtetësisë, Qeveria ka njoftuar se flamujt do të vendosen në gjysmështizë në të gjitha objektet e organeve shtetërore dhe objektet e organeve të vetëqeverisjes lokale dhe publike.
Në përputhje me Vendimin, në ditën e zisë nuk do të mbahen programe publike, kulturore dhe argëtuese në vende publike dhe nuk do të transmetohet muzika në objektet hotelierike. Mediat elektronike dhe mediat e tjera janë të detyruara që përmbajtjen e tyre programore t’i përshtatin përkujtimit të ditës së zisë.
Tridhjetë e katër vjeçari V. B ka vrarë sot disa persona në Cetinë, më pas është vrarë. Vijesti, duke cituar burime nga policia dhe prokuroria, ka raportuar se të paktën 10 persona janë vrarë, katër persona janë transportuar në Qendrën Klinike dhe se mes të vdekurve ka edhe të mitur./21Media

Back to top button