Kaloni te përmbajtja kryesore

Vetaksident në Veternik, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksident që ka ndodhur sot rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Veternik, konkretisht në rrugën Ferizaj – Prishitnë.

Lajmin pë portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se po ashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale.

“Sot rreth orës 04:00 në rrugën Ferizaj- Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button