Vetaksident në Vushtrri, humbin jetën dy të rinj

Dy të rinj, njëri 19 e tjetri 17-vjeçar kanë vdekur si pasojë e një vetaksidenti në rrugën transitore Smrekonicë-Gojbulë në Vushtrri.
Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur sonte rreth orës 22:00.
“Sipas informatave të para, njëri nga personat ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa personi tjetër është transportuar për spitalin e Vushtrrisë, mirëpo si pasojë e lëndimeve të pësuara ka hjmbur jetën dhe është konfirmuar vdekja e tij nga ana e personelit mjekësor”, ka thënë Policia.
Njësitet kompetente të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë vendshiqimin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Ndërsa, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./21Media

Back to top button