Osmani shtrihet në Spital

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është shtrirë në spital për një operacion.
Lajmin e ka konfirmuar zyra e Presidencës.
“Dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Tutje është bërë e ditur se bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës te Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.
Megjithatë, nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdojë me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike./21Media

Back to top button