Kaloni te përmbajtja kryesore

Vetaksidenti në Prizren, Kryeziu: Hetimet për rastin janë duke vazhduar

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Pouskë të Prizrenit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu lidhur me këtë rast për portalin rtv21.tv ka thënë se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

“Mund të konfirmoj që në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një vetaksident ku vozitësja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes përderisa dy pasagjerët kanë marrë lëndime trupore! Në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurorja Kujdestare, e cila ka urdhëruar që trupi i pa jetë i vozitëses të dërgohet në IML ku edhe është tërheq nga instituti i IML-së për autopsi. Hetimet për rastin janë duke vazhduar…”, tha Kryeziu.

Rastin fillimisht për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 18.05.2025 rreth orës 04:19 policia ka marrë informatë për një vetaksident në fshatin Pouskë, Prizren. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Njëri nga ata femër 19 vjeçare si pasoj e lëndimeve ka vdekur, ndersa 2 tjerët njeri ka pësuar lendime të rënda (25 vjeçar), e tjetri( 27 vjeçar) lëndime të lehta trupore. Në vendngjarje kane dal patrullat e Njësisë së Trafikut Rajonal, Emergjenca, Zjarrfikësit, Hetimet dhe Prokurori Kujdestar”, ka thënë Bytyqi. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button