Vetaksidentohet një automjet i FSK-së, lëndohet shoferi
Një automjet i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është vetaksidentuar në fshatin Cërmjan të Gjakovës.
Si pasojë e këtij vetaksidenti shoferi ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin për poralin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Cermjan- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku ngasësi i një automjeti kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe ishte vetaksidentuar. Për pasojë përveç dëmeve materiale shoferi ka pësuar lëndime te lehta trupore”, ka thënë Elezaj./21Media
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA
Pamje nga vendi i ngjarjes ka siguruar Kallxo.com.