Vetëdigjet gruaja indiane që akuzonte deputetin për përdhunim

Një 24 vjeçare në Indi, është vetëdjegur pas gjithë kërcënimeve që mori në lidhje me ngjarjen e rëndë që nisi afro dy vjet më parë.
E ndjera hodhi akuza të rënda mbi një deputet, e që i njëjti mbajti dy vjet burg.
Më 16 gusht, vajza dhe një shok i saj, postuan një video në Facebook, pak minuta para se të digjnin vetën. Në vido flitej se si, i akuzuari Atul Rai, kishte dhunuar seksualisht të ndjerën në shtëpinë e tij në qytetin Varanasi.
Rai, i cili mohoi kategorikisht të gjitha akuzat, u arrestua një muaj më vonë.
Nëntorin e kaluar, vëllai i të akuzuarit hodhi hi mbi gjithë ngjarjen, duke thënë se 24 vjeçarja po mashtron dhe se asgjë nuk është e vërtetë.
“Kemi arritur në pikën ku ata dëshironin të na shihnin. Përpjekjet e tyre na çuan në këtë pikë. Duam që ju, gjithë qytetarët e Uttar Pradesh dhe i gjithë shteti, të dëgjoni këtë, hapi që do të bëjmë tutje është i dhimbshëm dhe i frikshëm. Jemi të frikësuar, por frika nuk bën më punë”, thuhet në video – mesazh.
Autoritetët kanë bërë të ditur se i kanë suspenduar dy policë dhe se rasti është nën hetime.
Rastet e dhunës në Indi janë shumë të shpeshta.
Në dhjetor të vitit 2012, një vajzë 23 vjeç u dhunua seksualisht nga gjashtë burra në një autobus në Delhi dhe e njëjta ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të marra./21Media

Back to top button