Vetëdijësohen të keqtrajtuarit (Video)

Në vitin 2016 kanë kërkuar ndihmë 1092 persona të keqtrajtuar 

“Asnjëri nuk ka dëshirë të largohet nga shtëpia për shkak të keqtrajtimit”. Këto ishin fjalët e para në hyrje të “Këshillit nacionalë për barazi Gjinore”. Savka Todorovska, presidentja e kësaj organizate për të drejtat gjinore, theksoi se në vitin që lamë pas, në zyrat e tyre janë paraqitur 1092 thirrje për ndihmë nga keqtrajtimet.

“Mund të themi që në vitin 2016 në gjitha komunat e Republikës së Maqedonisë kemi 1092 paraqitje për ndihmë. 90 për qind të këtij numri i përkasin nacionalitetit Maqedonas, afër 70 thirrje kemi nga nacionaliteti Shqiptarë, dhe afër 50 thirrje nga nacionaliteti Romë dhe pjesa tjetër i përket nacionaliteteve tjera”, u shpreh Savka Todorovska, Këshilli nacional për barazi gjinore, shkruan tv21.tv

Sipas Todorovskës, viktimat kanë të drejt të strehohen në njërën nga 4 strehimoret që janë të dedikuara për këto raste, por ajo tha se ky numër i strehimoreve në nivel shtetëror është shumë i vogël. Njëra prej viktimave të këtyre rasteve ishte edhe lokja nga Shkupi, e cila për shkak të keqtrajtimit ishte detyruar të largohet nga shtëpia për 20 vjet.

“Në 15 vjet më lindi fëmija i parë, vajza më e madhe dhe prej atëherë mu prish jeta. Fëmijët e tjerë edhe ato lindën ku i kam 5 fëmijë. Njërin prej fëmijëve e kamë lindur në stallë të lopëve, vet e kam lindur nuk kamë shkuar nuk doktor askund tjetër. Prej asaj më burri nuk na linte të punojmë na rrihte gjithëve dhe na nxjerrtë jashtë shtëpisë”, u shpreh Lokja nga Shkupi.

Lokja nga Shkupi pas gjithë këtij keqtrajtimi u largua nga shtëpia dhe për 20 vite dhe nuk u kthye më. Por nuk janë vetëm femrat që u ndodhin keqtrajtime psikologjike dhe fizike. Sipas “Këshillit nacionalë për barazi Gjinore” 779 paraqitjet për dhunë janë nga gjinia femërore, 178 janë meshkuj dhe 141 janë fëmijë. Sipas qyteteve, Shkupi mban vendin e parë me 269 thirrje për ndihmë./21Media

Back to top button