Vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen e 25 vjeçarit në Mitrovicë

Njëri nga të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Mitrovicë sot është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës.
Të dyshuarit A. Z ., 23 vjeçar, pas procedurave të nevojshme intervistuese, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Hetimet në kërkim të të dyshuarit tjetër L. B., 21 vjeçar janë duke vazhduar, njoftoi Policia.
Më 30 tetor në rrugën “Artim Jashari”, pas një zënke është sulmuar me thikë viktima A .M. 25 vjeçar nga dy të dyshuarit.
Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë është transportuar në QKUK, ku si pasojë e lëndimeve të marra ka vdekur./21Media

Back to top button