“Vetëm 2 objekte në Prishtinë i përmbushin standardet”

“Personat me aftësi të kufizuara janë ende të diskriminuar”

Në bisedën kryesore në programin e mëngjesit, u fol për “Pensionin për personat me paraplegji dhe tetraplegji”.

Të ftuar për të diskutuar rreth kësaj teme ishin: Xhevat Pllana nga Ministria e Punes dhe Mirëqenjes Sociale dhe Afrim Maliqi drejtor i HENDIKOS, shkruan rtv21.tv

Duke folur për kushtet që kanë liftet në objektet e banimit në Prishtinë, Afrim Maliqi tha se vetëm dy nga 200 objekte i përmbushin standardet për personat me aftësi të kufizuara.

Ai tha se personat me aftësi të kufizuara janë ende të diskriminuar./21Media

Back to top button