Vetëm 291 pacientë po trajtohen nga COVID-19
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur sot, se numri i pacientëve që po trajohen me Covid-19, ka shënuar një ulje të madhe.
Sipas raporteve nga klinikat COVID dhe 7 spitalet e përgjithshme, në trajtim janë vetëm 291 pacientë. Prej tyre, 184 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 17 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 217 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Ndërkaq, në QKUK janë të shtrirë 152 pacientë, 8 prej tyre në gjendje të rënduar, 93 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 127 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave Klinika Infektive, 59 pacientë, Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 16 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 66 pacientë Mjekimi Intensiv -COVID, 7 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, 2 paciente. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 139 pacientë 9 në gjendje të rënduar 91 të konfirmuar pozitivë 90 me oksigjeno-terapi.
Ndërsa, numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme Spitali i Prizrenit, 33 pacientë Spitali i Gjakovës, 21 pacientë Spitali i Pejës, 34 pacientë Spitali i Gjilanit, 25 pacientë Spitali i Ferizajt, 8 pacientë Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 9 pacientë./21Media