Australiania zgjohet me theks irlandez pas një operacioni në fyt

 

Një grua australiane e cila iu nënshtrua një operacioni në bajame në prill, tha se u zgjua me një theks irlandez.

27 vjeçarja, Angela Yen ka qenë duke treguar përvojën e saj në platformën e mediave sociale TikTok, ku ajo shpjegon se pas një ndërhyrje në bajame në 19 prill, ajo e gjeti veten duke folur me një theks irlandez.

“Unë kurrë nuk kam qenë në Irlandë. Unë jam rritur në Australi dhe kisha theks australianë për 20 vjetët e fundit që kur u transferova këtu kur isha 8 vjeç”, tha ajo për Storyful.

Ndërsa shumë kanë komentuar mbi postimet e Yen duke thënë se ajo po e sajon, Dr. Karl Kruszelnicki, një komunikues australian i shkencës shpjegon se ndërsa raste si Yen janë të rralla, ato janë dokumentuar.

Kruszelnicki shpjegoi në videon e tij në TikTok se bazuar në atë që ai ka vërejtur, është e mundur që Yen të ketë “sindromën e theksit të huaj”.

Kruszelnicki tha se rreth 150 raste të sindromës së theksit të huaj janë raportuar në revista të ndryshme mjekësore, por thuhet se mund të ketë më shumë.

Në vitin 2016, një grua nga Teksasi që iu nënshtrua një operacioni në nofull u zgjua me thekse të ndryshme, duke filluar nga një theks britanik dhe një tingull i dobët australian.

Sindroma e theksit të huaj është një gjendje e rrallë mjekësore që mund të rezultojë nga trauma ose një dëmtim në zonën e trurit që kontrollon të folurit. Shkaku shpesh është i panjohur, por ka qenë i lidhur me goditje në tru, dëmtime në kokë dhe gjendje psikike./21Media

Back to top button