Vetëm dje pesë raste të dhunës në familje
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar dje në Kosovë, njofton policia në raportin 24 orësh.
Në Prishtinë dje rreth orës 08:10 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte sulmuar fizikisht viktimen mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon ne procedurë të rregullt.
Po ashtu, dje në Lipjan rreth orës 14:35 një grua kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. Njësitet policore e kanë shoqëruar të dyshuarin dhe i njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. Poashtu, viktima pas intervistimit nga zyrtarët e QPS-së është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.
Kurse, në Fushë Kosovë mbrëmë në orën 21:00 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimen femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Edhe në Gjakovë para dy ditësh rreth orës 17: 30 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai kishte kanosur verbalisht viktimen femer kosovare si dhe kishte demoluar dhe shkatërruar orenditë shtëpiake. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Kurse , në Rahovec dje rreth orës 15:00 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, për shkak të një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave femra kosovare. Viktimat janë intervistuar në prezencë të zyrtarëve të QPS-së, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt./21Media