“Vetëm ne të tre”, Tuna publikon fotografinë me Tian dhe Zen

Këngëtarja, Altuna Sejdi – Tuna, ka ndarë një fotografi në Instagram, më dy djemtë e saj Tian dhe Zen.
“Vetëm ne të tre”, ka shkruar Tuna në mbishkrimin e fotografisë.
Në fotografi shihen të tre pranë një bredhi festiv, në kostum festiv.

Artistja nuk është se ka qenë shumë aktive në muzikë kohët e fundit, por me anë të fotografive të publikuara në Instagram, shihet si një mami shumë e përkushtuar që kohën më të madhe patjetër që dëshiron ta kalojë me Tian dhe Zen./21Media

Back to top button