Vetëm një i infektuar me COVID-19 në Maqedoni

 

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, njoftoi se në 24 orët e kaluara janë kryer 1 mijë e 375 teste, ndërsa është regjistruar vetëm një rast i ri me COVID-19 në Kumanovë.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 204 pacientë të shëruar nga virusi. Ndërsa 3 pacientë e kanë humbur betejën me COVID-19.

Viktimat janë nga: në Kumanovë (55), Tetovë (61) dhe Gjevgjeli (80).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë është 155 mijë e 418, numri i pacientëve të shëruar është 149 mijë e 496, numri i vdekjeve është 5 mijë e 458, ndërsa numri i rasteve aktive është 464./21Media

 

Back to top button