Vetëm për një ditë 105 aksidente në rrugët e Kosovës, dhjetëra të lënduar

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.
105 aksidente trafiku kanë ndodhur vetëm gjatë të shtunës në rrugët e Kosovës.
32 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 73 vetëm me dëme materiale.
Ndërsa, për shkelje të rregullave në trafik Policia të shtunën ka shqiptuar 1 mijë e 729 tiketa dënimi.
Po ashtu policia ka arrestuar 21 persona, 14 janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit./21Media
