Vetëm për një ditë 94 aksidente në rrugët e Kosovës, dhjetëra të lënduar

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.
94 aksidente kanë ndodhur vetëm gjatë 24-orëve të fundit në rrugët e Kosovës. 30 me të lënduar, ndërsa 64 vetëm me dëme materiale.
Ndërsa, 2 mijë e 388 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë të enjtes.
Po ashtu të enjten policia ka arrestuar 16 persona, 11 janë dërguar në mbajtje./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?