Vetëm sot 5 aksidente, 12 të lënduar

 

12 persona janë lënduar në pesë aksidente të cilat kanë ndodhur sot rreth orës 09:40 në rrugën Ferizaj- Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këto aksidente kanë qenë të përfshira 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 12 persona. Me rastet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut.”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button