Vetëm të premten 62 aksidente trafiku

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, ku 24 prej tyre janë aksidente me të lënduar, ndërsa 38 me dëme materiale.
Policia bëri të ditur se ka shqiptuar edhe 2 mijë e 285 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Ndërsa janë shqiptuar edhe 271 tiketa për mosrespektimin e masave anti-COVID.
Gjatë 24 orëve janë arrestuar 21 persona, ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 6 janë dërguar në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button