Vetëplagoset me armë zjarri një person në Drenas, Policia jep detaje

Një burrë në Drenas të dielën ka kërkuar trajtim mjekësor pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
Policia e Kosovës menjëherë pasi u njoftua ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur dhe sekuestruar tre fishekë, ndërsa arma që dyshohet se është përdorur nuk është gjetur.
“PËRDORIM I ARMËS- Gllogoc / 01.12.2024 – 12:40. Një mashkull kosovar ka kërkuar trajtim mjekësor pasi i njëjti dyshohet se është vetë-plagosur nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tre fishekë, ndërsa arma që dyshohet se është përdorur nuk është gjetur. Rasti në hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e Policisë./21Media