Vetëplagoset me pushkë gjuetie

 

Një person është vetëplagosur me një armë gjueti dje rreth orës 15:10, në fshatin Doberdolan në Suharekë.

Në QKMF Suharekë ka kërkuar tretman mjekësor i dyshuari, i cili më pas është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për tretman ku më pas është liruar për në shtëpi.

“I dyshuari me armë gjuetie është vetë plagosur. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 16 fishek te cal. 16 mm”, thuhet në raportin e policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button