Motra rrah motrën, shkak telefoni

 

Një konflikt ka ndodhur ndërmjet dy motrave për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me një telefon.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 22:40 në Lesak të Leposaviçit.

Ankuesja ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga motra e saj.

Sipas raportit mjekësor ankuesja ka lëndime të lehta trupore.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button