Vetëplagoset një person me armë gjahu

Një person është vetëplagosur në Kaçanik me armë gjuetie derisa ishte në pyll për gjah.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00 ku pas trajtimit në Spitalit e Ferizajt, i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe sipas raportit ditor të Policisë gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma dhe një gëzhojë.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ishte vet-plagosur me armë gjuetie derisa kishte qenë në pyll për gjah. I njëjti pas tretmanit mjekësor në Ferizaj është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut kompetent gjendja e tij është stabile. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma dhe një gëzhojë”, thuhet në njoftimin e plotë.

Back to top button