Gjendet i vdekur një person në Prizren

Policia e Kosovës ka raportuar se një burrë është gjetur i vdekur, të dielën në Prizren.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media

Back to top button