Kaloni te përmbajtja kryesore

Vetëplagoset një person në Gjilan

Dje në mesditë është raportuar se një burrë nga Gjilani ishte dërguar në emergjencën e spitalit për shkak se ishte vetëplagosur në shuplakën e dorës së majtë me një armë zjarri.
”Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe  sekuestruar një armë zjarri formë stilolapsi dhe predhën e fishekut që mjekët ia kishin hequr të dyshuarit nga dora”, bëhet e ditur në raportin e policisë.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, ndërsa lënda e rastit do të hetohet në procedurë të rregullt./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button